Dalin pamjet/ Punimet drejt fundit, ja si duket nga brenda stadiumi i ri i Partizanit

Edhe pak kohë kanë mbetur nga përfundimi i stadiumit të ri të Partizanit, i  cili dalëngadalë po merr formë.

Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se janë duke u kryer punimet për instalimet dhe pajisjet e tribunës qendrorë të stadiumit, teksa ka nisur montimi i konstruksionit të mbulesës së tribunave.

Pritet që sezonin e ri në Kategorinë Superiore, Partizani të luajë në shtëpinë e tyre.

Reagimi i Partizanit:

SHTËPIA E KAMPIONËVE

Vijojnë me ritëm të lartë punimet për instalimet dhe pajisjet e Tribunës qëndrore të stadiumit. Tashmë ka nisur montimi i konstruksionit të mbuleses së tribunave.