Pështynë arbitrin e ndeshjes, Federata Italiane e Futbollit ndëshkon skuadrën

Gjesti i bërë nga tifozët e Cagliarit ndaj arbitrit Fabio Mareska në fund të ndeshjes me Lazion (1-2), i ka kushtuar shtrenjtë klubit nga sardenja.

Tifozët e Cagliarit pështynë në drejtim të gjyqtarit Mareska, pasi ky i fundit lejoji vazhdimin e ndeshjes për më shumë se 8 minuta, duke i dhënë mundësinë ekipit të Simone Inzaghit të përmbyste takimin nga 1:0 në 1:2.

Ditën e sotme, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e penalizoi Cagliarin me 20 mijë euro gjobë për sjellje të pahijshme të tifozëve.

Lazio është në vend të tretë me 36 pikë pas 16 jave në Serie A në futboll apo ka tri me pak se Interi lider dhe Juventusi në pozitën e dytë në klasifikim. Lazio me tri pikët e importuara i mbanë në presion Interin dhe Juven.