VIDEO/ Ambulanca për pak bën gjëmën, aksidenton të moshuarën

Një ambulancë në qytetin e Vlorës për pak sa nuk ka shkaktuar një aksident tragjik.

Ndërsa ka shkuar për ti dhënë ndihmë një rasti emergjence, mësohet se ambulanca e Spitalit Rajonal të Vlorës, ka aksidentuar një moshuar të moshës 60 vjeç,

Ambulanca ka qenë në korsinë e emergjencës me shpejtësi të lartë kur ka aksidentuar të moshuarën, e cila mesa duket kishte probleme me dëgjimin.

Drejtuesi i ambulancës nuk ka mundur të frenojë në kohë, ndërkohë që i është dhënë ndihma e parë të moshuarës dhe më pas është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.