Barcelona – Real Madrid/ Zidane publikon listën e të grumbulluarve, rikthehen Bale dhe Vinicius

Akti i parë i “El Clasicos për këtë sezon do të zhvillohet nesër në mbrëmje në “Camp Nou. Pritet të jetë një atmosferë më e tensionuar nga të tjerat, pasi në katalonjë po zhvillohen protesta.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane sapo ka publikuar dhe listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj ekipit Barcelonës.

Mendy është rikthyer nga pezullimi, ndërsa Marselo do të mungojë sërish. Braziliani është i vetmi që do të mungojë, pasi Bale dhe Vinicius janë rikthyer.

Më poshtë keni dhe listën e plotë të lojtarëve të thirrur nga Zidane:

Courtois, Areola, Altube - Carvajal, Militao, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Mendy - Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco - Benzema, Bale, Jovic, Vinicius, Rodrygo.