", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ ‘Koha për një sfidë të re’, Asani i shpreh mirënjohjen Partizanit: Dua të falënderoj klubin dhe veçanërisht...

Jasir Asani do të huazohet nga Partizani për tek skuadra suedeze e AIK Stokolm.

Operacioni për futbollistin e Partizanit do të finalizohet gjatë merkatos së janarit, ndërsa klubi i ri do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Asani ka qenë një ndër futbollistët më të mirë tek ekipi i “kuq”, ku në sezonin e kaluar arriti të shpallej dhe kampion me skuadrën kryeqytetase.

Tashmë, 24 vjeçarit nga Shkupi do t’i duhet të provojë një aventurë të re në Suedi, por futbollisti nuk ka harruar të falënderoi kampin e Partizanit për mbështetjen e dhënë në këtë rrugëtim, teksa ka postuar një video në “Instagram”, duke shkruar:

“Dua të shpreh të gjithë kënaqësinë time sepse futbolli është pasioni i jetës sime. Të luaj për AIK është nder dhe mundësi e shkëlqyer për mua. Dua të falënderoj të gjithë tifozët që na brohoritën kudo, në fitore dhe në humbje. Dua të falënderoj klubin e Partizanit dhe veçanërisht presidentin Gazmend Demi për gjithçka që ka bërë për mua. Gjithmonë në zemrën time. Është koha për një sfidë të re”.

View this post on Instagram

I want to express my great pleasure, because Football is a passion of my life, to have the opportunity to play for AIK is a great honor and a great opportunity for me. I also want to thank our fans who cheered us on everywhere in wins and losses, also thank to my Partizani club and special thank to President Gazmend Demi for everything you did for me. Always in my heart?. It is time for a new challenge Forces @aik ????????????????

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10) on