Wanda Nara: Më vjen keq për eliminimin e Interit, në shtëpi kishim të qara

Wanda Nara i ka “shkelur” syrin Interit.

Agjentja e Mauro Icardit pretendon që futbollisti argjentinas ka ende një kontratë të vlefshme me Interin.

Bukuroshja tha se ishte ndier keq pas eliminimit të Interit nga Champions League, madje ajo theksoi që në shtëpinë e saj kishte edhe lot hidhërimi.

"Unë jetoj akoma në Milano. Le të shohim se cila do të jetë gjëja më e mirë për karrierën e Mauro. Dita e fundit e tregut të transferimeve erdhi mundësia e PSG-së, për të cilën menjëherë thamë po, sepse e dinim se do të ishte një sukses i madh për Icardin. Nuk e di se ku do të na çojë fati", tha fillimisht ajo.

Një fillim shumë pozitiv i sezonit për Icardin tek PSG-ja i cili tashmë ka shënuar 13 gola në Ligue 1 dhe Champions League.

Duke mbetur pikërisht në temën e Champions, showgirl argjentinas, nuk e fsheh hidhërimin për eliminimin e Interit.

"Më erdhi shumë keq, sepse kam një djalë që është një tifoz i Interit dhe ai qau si shumë herë të tjera. Ne jemi akoma te Interi, Mauro ka një kontratë me zikaltrit”, përfundoi Wanda.