U vra në konsullaten saudite, flet e fejuara e Jamal Khashoggi: Dëshironte demokraci në Arabinë Saudite

Në 2 tetor të 2018-ës, gazetari saudit i Uashington Post, Jamal Khashoggi, u vra në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ndodhej atje për të marrë dokumentet që i duheshin për t’u martuar me të fejuarën Hatixhe Xhengiz. Kjo e fundit në një intervistë për mediat italiane rrëfen detaje të jetës me ‘të dhe ëndrrat që kishte ai për vendin e tij.

Çfarë kujtoni nga dita kur ju shoqëruar të fejuarin tuaj Khashoggi në konsulatën saudite në Stamboll? Ajo ishte dhe hera e fundit që e patë…

Kështu nis intervista e të fejuarës së gazetarit saudit Jamal Kashogi, i ciliu vra para një viti, në një ngjarje e cila mbart ende shumë mister…

Për herë të parë në një media italiane Hatixhe Xhengiz flet dhe për fushatën e nisur prej saj “Drejtësi për Jamal”…..

“Në të vërtetë ajo është një ditë të cilën unë nuk do doja ta kujtoja. Dhe pse e di që për të gjithë është shumë e rëndësishme që të mësohet ajo që ka ndodhur vërtet…tani e dimë që ai u vra në atë ambasadë. Dhe është e rëndësishme të dihen të gjitha detajet. Por e përsëris, pavarësisht se është kaq e rëndësishme për mua personalisht është një dhimbje shumë e madhe. Përjetimi i asaj dite për mua është një dhimbje e jashtëzakonshme”.

Për sa i përket hetimeve dhe qasjes së Arabisë Saudite ndaj kësaj ngjarjeje, Hatixhe u shpreh se aktualisht janë dy hetimet që vijojnë. Hetimi i parë është ai ; I Arabisë Saudite, një hetim i brendshëm në kuadër të të cilit janë arrestuar rreth 15 persona. Ndërsa pesë persona të tjerë janë dënuar me vdekje. Por nuk ka asnjë informacion public për sa i përket akuzave ndaj këtyre personave.

Ndërsa për sa I përket hetimit tjetër, i cili është ndërkombëtar, është një prokuror i cili ka dalë në përfundimin se përvec personave që kanë kryer vrasjen, ka sigurisht një nivel më të lartë i cili duhet goditur. Është e qartë se ka më shumë se një fajtor që duhen arrestuar, por duhet të kuptojmë se kush janë urdhëruesit e kësaj vrasjeje.

Por cilat ishin ëndrrat e Jamal Khashogit.. a e donte ai vendin e tij? Cfarë shpresonte…

E fejuara e tij tregon se Jamal e adhuronte vendin e tij dhe ishte një patriot i vërtetë. Ai e donte shumë demokracinë dhe pushtetin për popullin theksoi ajo. Ai dëshironte të njihte njerëz, të takohej dhe të fliste me ‘ta pasi ishte shumë social dhe diellor…ai fdonte demokraci për Arabinë Saudite. Dhe për  këtë ka punuar shumë vjet.

Hatixhe më pas kritikoi qeverinë italiane e cila sipas saj mund të kishte bërë një deklaratë politike për të thënë se ajo që kishte ndodhur nuk ishte e pranueshme. Pasi nëse nuk respektohen vlerat njerëzore cfarë garancie mund të ketë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet prapë. Dikush duhet të thotë vërtet mjaft!

Ajo shtoi se në 22 dhjetor do të ketë një ndeshje futbolli mes dy ekipeve italiane në Riad, gjë që sipas saj nuk përcjell aspak një mesazh të mirë në rrethana të tilla.

Në fund gazetari I kërkon të përshkruajë me pak fjalë për të rinjtë që nuk e njohin, të fejuarin e saj Jamal

“Jamal e ka shijuar plotësisht jetën e tij dhe ishte një person që vazhdonte të mësonte. U tregua shumë guximtar duke folur deri në ditën e fundit të jetës së tij. Mbrojti vlerat në të cilat besonte, e përsëris e ka shijuar jetën në mënyrën më të plotë. Por pavarësisht kësaj ai mbeti gjithnjë modest, I ëmbël, pra një njeri i madh. /abcnews.al