Krijohet pajisja që ju zgjidh problemet me kafshët shtëpiake

Të kesh një kafshë në shtëpi përkthehet edhe në gjallëri pa fund e madje do provoni edhe një ndjesi të mrekullueshme sa herë ktheheni dhe të keni dikë që turret e ju del përpara.

Por, nga të gjitha përgjegjësitë që vijnë me të pasurit e një kafshe, pastrimi i jashtëqitjes së tyre është një nga më të mundueshmet e të vështirat.

Në fakt, është më se e kuptueshme dhe ka shumë pronarë të këtyre kafshëve që neglizhojnë dhe nuk përpiqen aspak të bëjnë pastrimin e jashtëqitjeve në oborret e tyre të shtëpisë pasi pa dyshim nuk është aspak argëtuese.

Kjo është arsyeja pse një kompani ka bërë gjënë e duhur duke shpikur një robot që zbulon dhe heq automatikisht jashtëqitjen e qenit tuaj, kështu që nuk do keni nevojë të bëni më në jetë një gjë të tillë.

Makina, e quajtur ‘Beetl’, është e pajisur me vizion kompjuterik dhe kamera të përparme që ndihmojnë në pastrimin deri në perfeksion.

Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net