Meta takon Pacollin: Falenderim për ndihmën e dhënë pas tërmetit

Presidenti i Republikës ka takuar gjatë ditës së sotmer Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Meta shkruan në një positm në facebook, “se e falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit”.

Ja potimi i plotë:

Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli.

E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.