Nishani publikon disa foto: Për nostalgjikët dhe rilindsit e kohës së Dullës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, ka publikuar disa foto me nëntekst të qartë, për një kategori në shoqëri tonë. "Për nostalgjikët dhe rilindsit e kohës së Dullës “xhaxhit”, -  shkruan Nishani në Fb. -  Kjo është “dhurata” që merrnin të gjithë ata që dëshironin të shkonin në Amerikë, Angli, Gjermani, Itali e gjetkë!"

Sikur shihet në kolazhin e fotove,  janë imazhe nga gjyqet e diktaturës, ekzekutimet dhe vrasjet në kufi.