FOTO/ Aurela Gaçe lë pas inatin me Albërie Hadërgjonaj

Deklarata e Albërie Hadërgjonaj muaj më parë nuk kaloi pa bërë zhurmë në mediat rozë.

 Ajo deklaroi se nuk merrte pjesë në festivalin “Kënga Magjike” përsa kohë që aty do të marrin pjesë këngëtarë si Aurela Gaçe apo Flori Mumajesi .

’ Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh' tha Albërie në fillim të këtij viti ku më pas sqaroi se deklarat e saj ishte keqkuptuar.

 

 Flori Mumajesi nuk reagoi aspak pas kësaj deklarate,  por ajo që ra në sy atëherë ishte një shkrim i artistes Aurela Gaçe në Instagram që të gjthë menduan se ky shkrim ishte një përgjigje për Albërien.

'A duhet kthyer përgjigje në raste kur flet goja para mendjes? Them se duhet hapur rrugë në këto raste. Fali Zot se s’dinë seç bëjnë Amen! Unë kthej përgjigje vetëm kur je i-e ligë. Me të paedukatët dillem njësoj, se plumbi del me plumb…të ligut i tregoj vendin…për ata që s’mbushin mirë, thjesht ndjej keqardhje! Janë në lutjet e mia”, shkroi Gaçe.

Dhe siç duket Aurela nuk i mban më inat Albëries dhe kjo duket në postimin e saj të fundit në Instastory.

Në mesin e  shumë këngëtarëve që Aurela mbështet për në Festivalin e 58 në RTSH ishte dhe Albërie Hadëgjonaj.

‘Tjetër ndjesi e bukur’ ka shkuar  Aurela duke e shoqëruar dhe me një duatrokitje foton e saj.