", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja’ Elvana Gjata tregon se si lindi kënga ‘Me tana’

Elvana Gjata do të ketë një koreografi tipike shqiptare në Festivalin e Këngës!

Këtë e zbuloi  gazetari Eni Shehu ditën e djeshme i cili shkoi  për të bërë një reportazh mbi performancën e këngëtares, që do të marrë pjesë në festival për herë të parë.

Në videon e publikuar në Instagram, ai shihet duke e dredhur shaminë e kuqe bashkë me Elvana Gjatën, e cila ishte e  veshur mjaft sportive në akademinë e Albi Nakos.

Gjithashtu ajo ishte e ftuar në  ‘Aperi Fest’ me Eni Shehun, i cili ky i fundit i bëri dhe pyetje në lidhje me “Eurovizionin”.

Elvana u shprehur se para së gjithash, vjen festivali.

“Eurovizioni është shumë larg”, ka thënë këngëtarja.

 Po ashtu ajo ka treguar se “Me tana” nuk është krijuar për këtë event kaq të rëndësishëm, por është shkruar një vit më parë.

Elvana duket se ka pritur momentin e duhur për të lancuar këtë projekt dhe duket se ka bërë shumë mirë.

“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”, ka thënë ajo, duke zbuluar se “Me Tana” është një këngë shumë e shtrenjtë për të.

Për sa i përket koreografisë, janë bashkuar tre valle në një: vallja e jugut, Shqipërisë së mesme dhe e veriut. Të gjitha këto, ndërthurur me elemente moderne.

View this post on Instagram

Dancing into monday like ???????????????? #festivalweek @aperi_fest sonte ora 19.00 @rtsh.official #Fest58 @elvanagjataaaa

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on