Mendes zbulon klubin e ardhshëm të Ronaldos!

Jorge Mendes ka rrëfyer se Cristiano Ronaldo mund të përfundojë karrierën e tij në Juventus.

Agjenti i futbollistit portugez nuk ka kursyer elozhet për trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri, shkruan SYRI.net.

Sipas tij, Ronaldo është i lumtur në Torino.

"Po, Cristiano mund ta përfundojë karrierën në Torino. Ai ka nënshkruar një kontratë, "tha Mendes për Calciomercato.

"Ai është i lumtur në Juventus, duke punuar me një trajner të shkëlqyer siç është Sarri"

Gjithashtu agjenti, Jorge Mendes mendon se Cristiano Ronaldo do të fitonte Topin e Artë nëse do të luante për Real Madridin.