FOTO/ Lisi i Varrit të Mirë në Macukull, 280-vjeçar

Ky është Lisi i Varrit të Mirë, Monument i Natyrës, që ndodhet 2,5 km larg qendrës së fshatit Macukull në Dibër.

Eshtë një dru i veçuar bunge me një lartësi afro 20 m, diametër 70 cm dhe perimetër të trungut 220 cm.

Mosha e këtij Monumenti Natyre është 280 vjeçare.

Ai i mbart te gjitha vlerat shkencore biologjike, turistike e fetare për të cilat ai ka marrë këtë status. I kontrolluar së fundmi nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ka rezultuar se gjendja e tij është e mirë.