Boeing e ndërpret në janar, prodhimin e avionëve ‘737 Max’

Boeing do ta ndërpresë përkohësisht prodhimin e avionit të tij me probleme “737 Max” në janar, njoftoi prodhuesi, sipas BBC.

Prodhimi i avionit kishte vazhduar deri tani pavarësisht se ai model kishte qëndruar në tokë prej nëntë muajsh për shkak të dy përplasjeve vdekjeprurëse.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur kur dy avionë “737 Max” u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi pasi shfaqën një lloj të ri problemi.

Boeing kishte shpresuar se ky avion do të mund të ngrihej në ajër deri në fund të këtij viti.

Por endet rregulllatore amerikane e bënë të qartë që avionët nuk do të çertifikoheshin kaq shpejt për t’u ngritur në qiell.

Boeing është një nga eksportuesit më të mëdhenj të Amerikës. Kompania tha në një deklaratë se nuk do t’i pushonte punonjësit e lidhur me “737 Max”, por ky ndalim ka të ngjarë të ndikojë tek furnizuesit dhe ekonominë më gjerë./ar.sh/SYRI.NET