Giroud jep pëlqimin për t’u transferuar te klubi i Serie A

Interi po bëhet gati që t’i sigurojë Antonio Contes disa nga përforcimet që ka kërkuar për pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që zikaltrit të vazhdojnë të jenë konkurrues në garën për Serinë A, si dhe të synojnë një triumf në Ligën e Europës.

Conte kërkon alternativa për të bërë rotacion në ekip dhe drejtuesit e klubit kanë bërë lëvizjet e para.

Emri i parë në listën e dëshirave është Olivier Giroud dhe trajneri duket se do të ketë të paktën këtë dëshirë të plotësuar, pasi francezi është dakord që të vihet përsëri nën urdhrat e tij.

Giroud ka dhënë pëlqimin dhe zhbllokimi i merkatos së Chelseat e bën gjithçka më të thjeshtë.