Ishte shumë pranë transferimit tek Real Madrid, talenti i River Plates firmos me Bayern Leverkusen

Bayern Leverkusen ka firmosur me talentin e River Plates, Exequiel Palacio. Për futbollistin amerikano-jugor kanë shfaqur interes shumë skuadra të njohura si, Inter Milan dhe Real Madrid. Kjo e fundit ishte shumë pranë transferimit të lojtarit një vit më parë, por problemet fizike të Palacios bënë që ky transferim të mos kryhej.

21 vjeçari argjentinas i ka kushtuar klubit gjerman 20 milion euro dhe do t’i bashkohet skuadrës nga 1 janari i vitit të ardhshëm.  Palacio ka firmosur deri në vitin 2025 me “Aspirinat”.

Drejtuesit e Leverkusen gjithmonë kanë afruar futbollistë nga tregu amerikano-jugor dhe shumica e tyre kanë rezultuar blerje të goditura, siç ka ndodhur edhe Lucas Alario dhe Charles Aranguiz.