", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Chelsea i kujton Bayernit makthin e finales së 2012-ës në Champions

Chelsea dhe Bayern Munich do të përballen në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

Përballja e fundit e dy skuadrave në Ligën e Kampionëve ishte në finalen e vitit 2012 e cila u zhvillua në “Allianz Arena”.

Thomas Muller kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 83-të, ndërsa pesë minuta më vonë barazoi Didier Drogba me kokë për të shkuar ndeshja në penallti.

Në ekzekutimin e penalltive Chelsea fitoi 4-3, ku Drogba ishte përsëri që shënoi golin vendimtar.

Chelsea tani ka “thumbuar” Bayernin duke postuar një video në Twitter ku shihet Drogba duke shënuar golin e barazimit me kokë.

“Kujtime magjike nga ndeshja Chelsea – Bayern Munich. Mund ta rikujtoni atë natë dramatike në aplikacionin e Chelseat tani”, ka shkruar klubi anglez në Twitter.