Efekti Mourinho/ E mori nga vendi i 14-të, Tottenham tashmë 3 pikë larg Championsit

Tottenham ka fituar në transfertë me rezultatin 2-1 në përballjen ndaj Wolves.

Londinezët që me ardhjen e Mourinhos si trajner janë rikthyer sërish në një ekip të frikshëm për çdo kundërshtar.

Në pesë ndeshje në kampionat kanë fituar katër dhe kanë humbur vetëm një kundër Manchester United.

Në momenti që portugezi mori drejtimin e ‘gjelave’ ishin në vend të 14-të me 14 pikë pas 12 javësh dhe plot 12 pikë larg vendit të katër që të çon sezonin e ardhshëm në Champions League.

Tashmë ata janë në vend të pestë me 26 pikë dhe janë vetëm 3 pikë larg Chelseas, me të cilët do të ndeshen javën e ardhshme.