Më tha që..../ E dogji dhe tentoi ta mbysë me jastëk në spital, ish-bashkëshorti kërcënon ish-gruan nga qelia

Sikur të mos mjaftonte dëmi i madh shëndetësor që i shkaktoi duke e djegur në sy të fëmijëve, dhe fakti që kërkoi ta mbyste me jastëk në shtratin e spitalit,  B. Balla ka vazhduar ta kërcënojë ish-gruan e tij tashmë me telefon nga burgu ku ndodhet.

Sipas ish-bashkëshortes, D. S, ish-bashkëshorti e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar që të tërheqë menjëherë denoncimin ndryshe do ta zhdukë.

‘Më tha që tërhiq kërcënimin që të mos bëj burg, ndryshe do të të zhduk. Thuaj që je djegur vetë’

Por D. S duket e vendosur në qëndrimin e saj ndaj ish-bashkëshortit me të cilin ka edhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

B. Balla ka qenë i dënuar disa herë për dhunë në familje

Ai kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu për të njëjtën akuzë, ndërkohë që tashmë ndodhet sërish pas hekurave.