Video e frikshme: Shihni çfarë ndodh gjatë tërmetit

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 goditi sot Filipinet, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik te banorët.

Tre persona janë konfirmuar si të vdekur, por lista mbetet ende e paplotë, raportojnë mediat.

Një video e tërmetit po bën xhiron e rrjetit. Ajo tregon shpërthimin e një transformatori elektrik pas tërmetit në Davao.

Një tjetër video, që tregon efektet e tërmetit në një pishinë, u bë po ashtu virale.

Mediat raportojnë se nga tërmeti ka vdekur një fëmijë në një fshat, pasi u shemb një nga muret e shtëpisë.