Tentoi të ikë pa paguar, ish- futbollisti i Anglisë kapet nga rojet e sigurisë

Bëmat e legjendës së futbollit, Paul Gascoigne nuk kanë fund. Së fundmi ish-lojtari i kombëtares anglez, i cili njihet për raportin e keq që ka me alkoolin, është futur në një dyqan dhe ka marrë një shishe verë e më pas ka tentuar që të largohet pa paguar.

Menjëherë ai është pikasur nga punonjësit të cilët kanë lajmëruar rojet e sigurisë . Këta të fundit e kanë kapur në flagrancë Gazzan, i cili po tentonte që të ikte. Futbollisti ka kërkuar ndjesë për veprimin dhe e ka paguar shishen e verës e cila kushtonte vetëm 9 sterlina.