E braktisur pas tërmetit, Lindita Basha jeton me familjen në çadër plasmasi

Partia Demokratike ka publikuar një video të realitetit të dhimbshëm të një familje shqiptare në Mamuras të cilët përballen me pasojat e termetit por janë të braktisur krejtësisht edhe nga pushteti lokal dhe nga ai qëndor.

Familja e Lindita Bashës në Fushë Mamurras , si shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës, Laç, Lezhë, Manzë, Ishëm është braktisur nga qeveria.

Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës.

3 javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës.

Dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria,  është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit.