Tërmeti/ Kontrolle në Durrës e Tiranë, priten sërish arrestime

Vazhdojnë hetimet pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Një ditë më parë, policia dhe prokuroria njoftuan arrestimin e disa personave.

Ndërkohë të dielën u raportua se vazhdon aksioni. Sipas ABC News, po vazhodjnë kontrollet për të gjetur personat e shpallur në kërkim.

Uniformat blu janë duke kryer kontrolle në Tiranë edhe rrethinat përreth Durrësit.

Ndërkohë priten të tjera arrestime, pasi grupi i posaçëm vijon veprimet proceduriale për gumbulimin e provave për persona të tjerë pergjegjës.

Po ashtu po kryhen hetime dhe për dekonspirim të mundshëm.

Grupet e hetimit për tërmetit kanë firmosur 17 urdhër-arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të arrestuarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë