ZYRTARE/ Shtyhet për 30 minuta ndeshja mes Napolit dhe Parmës, ja shkaku

Ndeshja mes Napolit dhe Parmës e planifikuar për t’u luajtur në orën 18:00, është shtyrë për 30 minuta.

Sipas asaj që raportohet, shkak për shtyrjen është bërë dëmtimi i çatisë së stadiumit “San Paolo”.

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Napolit është goditur nga disa stuhi të mëdha dhe gjatë natës disa mbulesa të çatisë janë gjetur në fushë.

Autoritetet lokale gjatë tërë ditës kanë punuar për të stabilizuar strukturën dhe kanë kontrolluar nëse mund të dëmtohet sërish çatia apo jo.

Ndaj Parmës në stolin e Napolit do të startojë trajneri Gennaro Gattuso.