Me shpejtësi skëterrë/ I vdekuri në Gjirokastër ishte futbollist i Luftëtarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku i vdekur mbeti një adoleshent 17 vjeçar i identifikuar si Myrto Xhebro, nga Nivica e Telpelenës.

Xhebro  ishte në drejtimin mjetit dhe në momentin e aksidentit po udhëtonte me 200/km në orë. Për fat të keq i riu u përplas me një pemë, dhe kjo përplasje rezultoi fatal për të.

Gjithashtu është mësuar se Xhebro, ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit dhe në nder të tij në ndeshjen që ekipi gjirokastrite do të zhvillojë ndaj Laçit do të mbahet një minutë heshtje.