FOTO/ Identifikohet pas një jave, viktima e parë e vullkanit

Zelandë e Re – Policia ka identifikuar zyrtarisht, viktimën e parë të vullkanit në ishullin Ëhite, ndërkohë që operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.

Ajo është Krystal Eve Browit, 21 vjeçe, nga Melburni i Australisë, që po e vizitonte ishullin bashkë me familjen e saj, njofton BBC.

Babai i saj Paul dhe motra Stephanie janë të dy në spital me plagë të rënda. Pesëmbëdhjetë të vdekur janë konfirmuar deri tani dhe 20 persona janë nën kujdes intensiv në spital me djegie të shumta.

Policia tha të shtunën se viktima e fundit vdiq në spital. Autoritetet e publikuan emrin e vajzës 21-vjeçare pasi njoftuan më parë familjen e saj.

Vajza australiane është viktima e parë e identifikuar zyrtarisht nga Policia e Zelandës së Re.