VIDEO/ Plasin vjedhjet në Kombinat, në apartamentet 'e bllokuara' nga tërmeti

Nga tërmeti i 26 nëntorit, dhjetra familje në Kombinat u detyruan të brakstin banesat e tyre për shkak se ekspertët i shpallën të pabanueshme.

Por banorët e një blloku pallatesh në zonën e Kombinatit, ditët e fundit janë detyruar të hyjnë në ndërtesa që rrezikojnë shembjen për të marrë çdo gjë me vlerë, pasi prej ditësh në zonë kanë filluar vjedhjet.

Policia e Shtetit ka vendosur përgjatë 24 orëve një efektiv, por pavarësisht banorët vijojnë të marrin ç’të munden nga banesat e tyre.