U tha se ishte në lidhje me një modele, Zerka tregon si reagoi Ronela Hajati

Pak kohë më parë në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Young Zerka ishte në një lidhje me një modele bjonde.

Ata u fotografuan të dy në një pishinë dhe shfaqeshin mjaft të afërt.

Fotot bënë menjëherë xhiron e rrjetit dhe dyshimet u shtuan edhe më shumë kur dyshja u pa edhe në vendlindjen e Zerkës, Korçë.

Megjithatë pasi Zerka publikoi klipin e këngës “Money” u zbulua se modelja bjonde ishte thjesht pjesë e klipit dhe mes tyre nuk kishte asnjë gjë!

Por çfarë mendoi Ronela pasi lexoi lajmet?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë Young Zerka në emisionin “Mirage” këtë të premte.

Ai tregoi se Ronela thjesht buzëqeshi duke ruajtur qetësinë.

Kujtojmë se pak më parë Zerka dhe Hajati pranuan publikisht lidhjen e tyre, pas kaq shumë kohësh që aludohej.