HOROSKOPI/ Hidheni pas shpine entuziazmin e festave, Hëna e Plotë do t'ju ''tërheqë" veshin këtyre shenjave

Jemi në vigjilje të festave më të ëmbla të vitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por para se të nisni përgatitjet dhe pushimet kini parasysh parashikimet e mëposhtme. Hëna e Plotë ka nga një këshillë për ju.
DASHI: U bë disa kohë që gjërat në vendin e punës nuk shkojnë mirë dhe mesa duket as atmosfera festive nuk arrin dot të fshijë tensionin, nervozizmin dhe ankthin e këtyre ditëve të fundit. Hëna e Plotë ju këshillon të ruani qetësinë, si dhe të bëni kujdes me shpenzimet.
DEMI: Përpara se të bëni bilancin e 2019-s, bëni gati një çante shpine ose valixhe dhe nisuni menjëherë me pushime. Keni nevojë të kaloni pak kohë jashtë familjes, pasi kohët e fundit keni qenë shumë e stresuar.
BINJAKËT: Ky është momenti juaj, të dashur Binjakë, kështu që gëzojeni sa më shumë. Hëna e Plotë do t’ju falë shumë ngrohtësi dhe lumturi në familje. Ju pret një fundjavë suprizuese në krahët e partnerit.
GAFORRJA: Polemika, debate dhe mosmarrëveshje me njerëzit e zemrës, kjo është ajo që e pret Gaforren deri më datë 20 dhjetor. Do ta keni  të vështirë të gjeni ekuilibrin, por ky nuk është një motiv për të hequr dorë.
LUANI: Hidheni pas krahëve të shkuarën dhe përqendrohuni tek e tashmja. Hëna e Re do t’ju fusë në një moment të artë reflektimi, i cili do t’ju ndihmojë të realizoni qëllimet tuaja.
VIRGJËRESHA: Puna shpërblehet gjithmonë dhe Virgjëresha e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Nga fundi i muajit mund të ngriheni në detyrë, ose të ndërroni vendin e punës.
PESHORJA: Lajme të këqija për Peshoren, e cila si kurrë më parë do ta gjejë veten e rrethuar nga xhelozia, pakënaqësitë në vendin e punës dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme me partnerin. Kujdes, një hap i gabuar mund të shkatërrojë çdo gjë.
AKREPI: Pas Binjakëve, Akrepi është shenja e dytë që do të përfitojë nga zemërgjerësia e Hënës së Plotë. Ky fundvit do t’ju gjejë më të kujdesshëm, të dashur dhe të vëmendshëm se kurrë më parë. Lum kush ju ka afër.
SHIGJETARI: Për Shigjetarin kjo është koha e duhur për të korrur frytet e një investimin që keni bërë prej kohësh. Keni punuar për të arritur këtu ku jeni, por mos u mjaftoni me kaq. Duhet t’u tregoni të gjithëve sa ju vlen lëkura.
BRICJAPI: Dështime të mundshme, lëndime dhe aq shumë probleme në horizont,e çuditshme, por ja që edhe Bricjapit mund t'i ndodhin dhe nga këto. Ne ju rekomandojmë pushim dhe relaksim: këto ditë është e kotë të prishni gjakun.
UJORI: Për fat të keq Ujori nuk do ta mbyllë shumë mirë 2019-n. Një zhgënjim në dashuri do t'ju lëndojë dhe do t'ju bëjë t'i shihni gjërat vetëm zi, por koha shëron çdo plagë.
PESHQIT: Peshqit në përgjithësi janë ëndërrimtarë, por kur dikush i lëndon mund të kthehen në përbindësha. Hëna e Plotë do të nxjerrë në pah anën e tyre më të fshehtë, hakmarrjen.