VIDEO/ Olsi Rama i 'kërkon llogari' gjyqtarit, Enea Jorgji. Ja çfarë ndodh në tunelin e stadiumit

Derbi i kryeqytetit i takon Tiranës.

Partizani është dorëzuar në minutën e 91’ kur mesfushori i klubit bardheblu, Kobina mposhti portierin Alban Hoxha.

Në fund të takimit, kur arbitrat kanë qenë duke dalë nga stadiumi, Olsi Rama ka pasur një debat me gjyqtarin kryesor, Enea Jorgji.

Nga videoja dallohet se arbitri kryesor është duke u larguar, por Olsi Rama, drejtori i të kuqve e thërret për t’i kërkuar llogari për humbjen.