VIDEO/ Pasi u rrëzua nga kati i gjashtë, Teqja gati të ndihmojë Partizanin në derbi

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, mbrëmjen e 5 tetorit shtangu opinionin sportiv dhe jo vetëm, teksa ra nga kati i gjashtë.

Për fat të mirë, ai arriti të mbijetoj dhe prej disa ditësh ai është rikthyer të stërvitet me skuadrën.

Madje  sot, në derbin mes Partizanit dhe Tiranës, ai ka dalë në nxehmje dhe do të jetë gati, nëse diçka nuk shkon mirë për skuadrën e tij dhe portierin Alban Hoxha.

Kur Teqja ka dalë në nxehmje, ka pasur ovacione nga tifozët, të cilët kanë duartrokitur portierin, 24-vjeçar. Pamjet video marrë nga 'panorama sport':