VIDEO/ Pas fitores spektakolare, kryeministri britanik kthehet në zyrën e tij

Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson, fitoi shumicën e vendeve në parlamentin britanik, një rezultat vendimtar i zgjedhjeve të mbizotëruara nga Brexit-i, që do t’i mundësojë kryeministrit të përmbushë planet e tij për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, muajin e ardhshëm.

Sipas rezultateve paraprake partia e zotit Johnson ka fituar 363 vende në parlamentin 650 vendesh duke lënë prapa Laburistët e Jeremy Corbyn me 203 vende, raporton VOA.

Kryeministri Johnson e cilësoi fitoren e tij më të madhen që nga vitet e 80-ta, kur konservatorët drejtoheshin nga Margaret Thatcher.

Pas fitores spektakolare, Boris Johnson është kthyer i qetë në zyrën e tij.