Plas grushti për ndihmat e tërmetit

Ka përfunduar në sherr masiv me fyerje dhe grushta shpërndarja e ndihmave pas tërmetit të qershorit në fshatin Qafëzez të Korçës.

Përplasja ka ndodhur mes disa të strehuarve në kontenier dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë ku të shkojnë pasi shtëpitë e tyre janë shembur që me datë 1 Qershor.

Debati mes banorëve të fshatit dhe kryeplakut ka degraduar me fyerje të rënda dhe përplasje fizike ku më pas janë përfshirë edhe persona të tjerë.