Shpërthimi në Gjermani, gjenden municione dhe bombola gazi në godinë

Berlin – Policia tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra luftarake në njërin prej apartamenteve të godinës ku ndodhi shpërthimi sot paradite, me 1 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Apartamenti ishte marrë me qera nga një 78-vjeçar, që ka të ngjarë të jetë i vrari gjatë shpërthimit, për të cilin policia beson se u shkaktua nga shpërthimi i gazit.

Një ekip për bombat e ka shoqëruar Policinë gjatë hetimit në godinë.