FOTO/ Rama krijon ministrinë e Rindërtimit, Meta: Asnjë sekondë vonesë për dekretimin

Arben Ahmetaj rikthehet në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Ai ka vendosur që të krijojë një ministri të re, për tu marrë vetëm me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

‘Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit’, - shkruan Rama.

Arben Ahmetaj do të jetë ministër i Rindërtimit në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Pas publikimit të kërkesës nga Rama, ka reaguar presidenca.

‘Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin’,- shkruan në Facebook zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.