VIDEO/ Oktapodi gllabëron shqiponjën nën ujë

Një ekip peshkatarësh për salmon po ndihen shumë krenarë pasi arritën të shpëtonin një shqiponjë nga një oktapod diku rreth pjesës veriperëndimore të ishullit Vancouver të Kanadasë.

Grupi i peshkatarëve dëgjuan disa klithma të frikshme në momentin kur janë afruar dhe kanë parë shqiponjën e cila ishte kapur keq në tentakulat e oktapodit.

Pasi hetoi tingujt, peshkatari, John Ilett tha se ekipi gjeti një shqiponjë të përmasave të plota të zhytur në ujë me një oktapod gjigant të madh i cili ishte duke u përpjekur ta tërhiqte atë.

Përmes një shufre ai ka arritur të shkëpusë oktpodin e kuq prej zogut i cili u lirua dhe u largua.

Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net