Procedohet penalisht shefja e financës së Ujësjellësit në Librazhd
Shefja e financës së Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan është proceduar penalisht.
Policia e Elbasanit ka nisur procesimin penal ndaj 35-vjeçares A. S., me profesion shefe e financës pranë Ujësjellës Kanalizimevë, Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e kësaj shoqërie.
Njoftimi i policisë së Elbasanit:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:
A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.