", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Futbollisti i Standard Liege bën veprimin e çuditshëm, kap topin me dorë në mes të fushës

Një episod mjaft interesant ka ndodhur në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 2-2 mes Standard Liege dhe Arsenal, e vlefshme për javën e fundit në Europa League.

Kapiteni i ekipit belg, M’Poku Ebunge nuk priti që topi të dilte jashtë, por e kapi atë me të dyja duart, duke i habitur të gjithë me veprimin e bërë. M’Poku i shpëtoi ndëshkimit duke marrë vetëm vërejtje nga gjyqtari i takimit.

Veprimi i futbollisti kongolez habiti  lojtarët e tjerë, gjithashtu episodi shkaktoi reagime të shumta dhe në rrjetet sociale.

Për sa i përket kualifikimit në raundin 1/16, Arsenali e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë me 11 pikë ndërsa Standard Liege detyrohet të kthehet në shtëpi teksa u pozicionua në vendin e tretë në grupin F me 8 pikë.