ZYRTARE/ Tomori nënshkruan një kontratë të re me Chelsean

Futbollisiti i Chelseat, Fikayo Tomori ka nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare me “Blutë e Londrës”, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2024.

22-vjeçari ka shijuar një sezon progresi në Londrën perëndimore, duke bërë 16 paraqitje në të gjitha kompeticionet, si dhe ka arritur paraqitjen e tij të parë me Anglinë në kualifikimin e muajit të kaluar në Euro 2020 kundër Kosovës.

“Është një ëndërr që bërë realitet për të nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare”, tha Tomori në faqen e internetit të klubit.

“Jam vërtet i lumtur që klubi ka treguar këtë besim tek unë dhe thjesht jam i entuziazmuar të vazhdoj”.

“Unë kam qenë në klub që kur kam qenë shtatë vjeç, kështu që nuk di me të vërtetë shumë tjetër përveç Chelseat”.