Ribery pritet të operohet, Montella në prag të shkarkimit

Franck Ribery po vuan nga dëmtimi që pësoi në sfidën kundër Lecces.

Megjithatë siç njoftoi sot klubi i Fiorentinës, sulmuesi francez është stërvitur i veçuar dhe pas disa analizave shtesë, është vendosur që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, për t’u rikuperuar plotësisht.

Operacioni pritet të kryhet në ditët në vijim dhe vetëm më pas pritet të përcaktohet edhe koha që do t’i duhet sulmuesit francez, për t’u rikthyer sërish në fushën e lojës.

Kujtojmë që kohët e fundit janë shtuar kritikat për Vincenzo Montellën pasi Fiorentina ka pësuar 4 humbje radhazi në Serie A.