Shitje rekord e biletave/ ‘Air Albania’ pritet të tejmbushjet në derbin Partizani - Tirana

Stadiumi “Air Albania” pritet të jetë i tejmbushur në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javë e 15-të në Kategorinë Superiore.

Disa minuta më parë ka reaguar klubi i Partizanit ka konfirmuar shitjen në total të 17 500 biletave ose e thënë ndryshe 80% e vendeve të stadiumit të ri Kombëtar.

Kujtojmë që Partizani si organizator ka mbajtur të mbyllur një nga tribunat këndore të stadiumit për arsye sigurie, ndërkohë që kapaciteti në total i stadiumit është 21 650 vendësh.

Radha e tifozëve që presin për të blerë një biletë është e gjatë sidomos në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Ja reagimi i Partizanit: