Kessie mohon zërat për një largim: Milani është skuadra për të cilën...

Kohët e fundit në medait italiane është përfolur për një largim të Franck Kessie nga Milani. Mirëpo në lidhje me këto zëra ka reaguar vetë mesfushori nga Bregu i Fildishtë.

Në një intervistë për “Sport Mediaset” Kessie u shpreh se këto zëra nuk janë të vërteta dhe se dëshiron të qëndrojë për shumë vite tek Milan.

“Nëse do të kisha dëshirë të largohesha do ta kisha bërë tashmë. Dua të qëndroj edhe për shumë vite te Milani, skuadra për të cilën kam bërë tifozllëk që kur isha fëmijë. Për mua transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këto ngjyra”, fjalë këto të Franck Kessie.