Të gjitha palët që janë të interesuara për vazhdimin e dialogut, Franca, Gjermania, SHBA e Bashkimi Evropian, janë duke pritur krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, në mënyrë që të fillojnë përpjekjet për kthimin e palëve në tavolinë.

Në rast se do të emërohej Lajcak si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun, do të ishte hera e parë kur dy figura kyçe të BE-së për dialogun, do të vinin nga dy vende të cilat vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Josep Borell nga Spanja dhe Miroslav Lajcak nga Sllovakia.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Parashikimi/ Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, një tjetër ‘jo-njohës’ i pavarësisë

Petrit Selimi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka paralajmëruar se në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borell, do të emërojë kryediplomatin sllovak, Mirsolav Lajcak.

Sipas Selimit, për një emërim të tillë, ka dëgjuar nga tre burime të ndryshme diplomatike.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme nuk i duket zgjedhje e mirë, që një përfaqësues i një shteti që nuk e ka njohur Kosovën si shtet, të jetë emisar i BE-së për bisedimet mbi normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kam dëgjuar nga tri burime të ndryshme ,që Josep Borell është duke e konsideruar seriozisht emërimin e Miroslav Lajcak si emisar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ministri Lajcak është i pëlqyeshëm, por nuk mendoj që një i dërguar special duhet të vijë nga një shtet jo-njohës”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në twitter.