Nuk është Juve, Sarri befason: Ky ekip është favorit për të fituar trofeun e Championsit!

Ka përfunduar faza e grupeve në Champions League.

Ditë e hënë në orën 12:00 do të hidhet shorti për fazën e 1/8-ave në Champions League ku 16 skuadrat e kualifikuara do të njohin kundërshtarët

Sipas trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, Manchester City është favorit për ta fituar këtë sezon Ligën e Kampioneve.

 “Më vjen në mënyrë spontane të mendoj se Manchester City është favoriti im për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha Sarri,

“Mbresat që më ka lënë ky ekip më kanë bindur se City mbase do të përqendrohet më shumë në Ligën e Kampionëve sesa në Premierligë këtë sezon”, shtoi ai.