VIDEO/ Noziy publikon pamjet kur bëntë boks në rrugët e Londrës

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, njihet për të kaluarën e tij si një boksier rrugësh, që zhvillonte ndeshje të shumta me kundërshtarë dhe baste!

Së fundi, ai ka publikuar disa pamje që i kishte humbur dikur dhe i përkasin vitit 2005.

“Kasetat e humbura 2005”, shkruan ai.

Në videon që e gjeni në YouTube, Noizy shfaqet mjaft i ri i veshur me tuta të bardha, teksa ndeshet me një djalë tjetër.

Ndeshja përfundon barazim, pasi askush nga djemtë nuk u mund!

Gjatë një interviste në emisionin “Zonë e lirë”, reperi ka treguar se ai është shpallur dy herë kampion i boksit në Angli, ku edhe ka jetuar për vite me radhë.