'Të kisha ikur dhe unë ...'! Përlotet oficeri që humbi gruan, vajzën dhe mbesën nën rrënoja

'Pse shpëtova, të kisha ikur dhe unë më mirë me ta'. 

Oficeri i policise Ajet Meçaj përlotet sërish duke rrëfyer natën e kobshme të 26 nëntorit, kur tërmeti i mori gruan, vajzën dhe mbesën.

Edi Rama ishte sot në familjen Meçaj nga Durrësi, e cila humbi tre pjestarë të saj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Nën rrënoja mbetën katër anëtarë, por vetëm babai i familjes, Ajeti arriti të dalë i gjallë, kurse gjyshja, vajza e tyre Diena dhe mbesa, Erisela humbën jetën.

Rama tha se do ta mbështestë familjen Meçja për nevojat që do të kishte.

Ajeti tregon tmerrin e asaj nate duke theksuar se Diena e kishte ndjerë tërmetin dhe i kishte kërkuar që të shkonte në shtëpinë e tyre.

'Nga ora 4-r, dëgjova që mbesa ulërinte nga frika dhe godina pësoi një goditje të fortë dhe u shemb.

Pasi dola nga pallati pastaj u ktheva që të thërrisja familjen. Vajza dhe mbesa na thërrisnin, babi, gjyshi na shpëtoni', ka rrëfyer me lot në sy, Ajeti.

Ai ka treguar momentet e dhimbshme te kerkimeve, ndersa ka kerkuar qe te marre vetem nje pension qe te kaloje ditet e mbetura ne Itali, tek djali tjeter.

Pak vite më parë, Diena kishte humbur edhe bashkëshortin e saj, Dorin pas një ataku kardiak.