VIDEO/ Shkrumbohet restoranti pranë policisë së Fierit

Pjesa më e madhe e një restoranti në Fier është shkrumbuar nga zjarri i rëndë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ pranë policisë së Fierit.

Zjarri ka rrezikuar edhe banesat pranë tij, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur dëme më të mëdha.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të plagosur, por dëmet janë të mëdha.

Lokali ishte në pronësi të Asqeri Tahiraj, por mësohet se ishte i dhënë me qira tek një tjetër qytetar.