Sarri: Dua të shmang Realin në shortin e Championsit

Maurizio Sarri mund të buzëqeshë pas momentit negativ që po kalon skuadra e tij në kampionat, sepse fitorja në Leverkusen dha shumë sinjale pozitive për trajnerin e Juventusit.

Bardhezinjtë do të mësojnë të hënën kundërshtarin e Champions League, teksa Sarri thotë: “Shorti? Në 1/8-at është kualifikuar ajka e Europës, por ka skuadra të nënvlerësuara sivjet, por shumë të rrezikshme si Reali i Madridit për shembull, që dua ta shmang. Ndërsa për favoriten, duke parë situatën e tyre në kampionat, besoj se është Manchester City i Guardiolës”.