Reshje në të gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore/ Ja surprizat e motit për nesër

E enjte, 12 dhjetor 2019. Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

Nesër (e enjte, dt. 12) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në terrenet malore, në përgjithësi, reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 6 / 13 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C

ERA

Nesër (e enjte, dt. 12) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.